Jump to content

nektar

Nga Wiktionary

NEKTAR m.

  • 1. Lëng i ëmbël, që nxjerrin lulet e disa bimëve në rrëzë të petlave dhe që e thithin bletët për të bërë mjaltin. Nxjerr nektar. Thith nektarin. I ëmbël si nektar.
  • 2. mit. Pije e posaçme, të cilën, sipas mitologjisë së lashtë, e përdornin perënditë.
  • 3. fig. Pjesa më e zgjedhur e diçkaje, ajka. Nektari poetik i folklorit. Thith nektarin e jetës.