Jump to content

ndytë

Nga Wiktionary

NDYTË as.

  • 1. Ndjenja e neverisë, krupë, ndot. Më vjen të ndytë. Kam të ndytë.
  • 2. Të pëgërët, jashtëqitjet.


NDYTË mb.

  • 1. I palarë dhe i papastruar; që nuk mban pastërti; kund. i pastër. Me duar të ndyta. Fëmijë i ndytë.
  • 2. Që ka brenda papastërti të ndryshme. Ujë i ndytë. Vend i ndytë.
  • 3. shih. NDYRË (i,e). Agjent i ndytë i fashizmit (i imperializmit). Propagandë e ndytë. Fjalë (shprehje) të ndyta. I ndytë nga goja.