Jump to content

ndyj

Nga Wiktionary

NDYJ kal.

  • 1. Bëj diçka me baltë, lyrë, bojë ose me një lëndë tjetër, që i prish pastërtinë; përlyej, fëlliq, njollos; kund. pastroj. Ndyj fytyrën (duart, këmbët). Ndyu këmishën (pantallonat, xhaketën). Ndyj dyshemenë. Ndyj me baltë (me vaj, me lyrë).
  • 2. E bëj t'i vijë ndot për diçka, ia vështiros. Ia ndyu gjellën.
  • 3. fig. Cenoj emrin e mirë, i vë njollë, njollos. Nuk e ndyj veten.
  • 4. jokal. euf. Dal jashtë, bëj nevojën.
  • Nuk e ndyj (nuk e fëlliq) dorën me dikë nuk e rrah dikë që është shumë më i dobët se unë ose që është për t'u përbuzur. E ndyu (e rëndoi, e fëlliqi, e qelbi) gojën shih te GOJ/Ë, ~A. Nuk e ndyn (nuk e fëlliq) pushkën me dikë nuk e vret dikë që është tepër i dobët ose që e përbuz. Shkopin, po e ndyve të tërë, s'ke ku e kap fj. u.
  • a) po e prishe krejt një punë; s'e ndreq dot më e s'ke nga ta nisësh;
  • b) po pate bërë ndonjë gjë shumë të keqe, s'ke ku të mbahesh më.