ndryshueshmëri
Appearance
NDRYSHUESHMËRI f.
- 1. Aftësia për të ndryshuar; vetia e asaj që është e ndryshueshme. Ndryshueshmëria e klimës (e erës, e kushteve).
- 2. biol. Karakteristikë e qenieve të gjalla, sipas së cilës çdo individ i një grupi, lloji etj. paraqitet me disa veti e tipare të veçanta për të; aftësia që kanë qeniet e gjalla për të fituar veti e tipare të reja nga njëri brez në tjetrin nën ndikimin e mjedisit që i rrethon. Ndryshueshmëria e llojeve. Ndryshueshmëria e botës organike. Trashëgimia dhe ndryshueshmëria.