Jump to content

ndryshueshëm

Nga Wiktionary

NDRYSHUESHËM mb.

  • 1. Që mund të ndryshohet, që mund të pësojë ndryshime; që ndryshon vazhdimisht, që kalon nga një gjendje, sasi a cilësi në një tjetër. Kapital i ndryshueshëm. ek. pjesa e kapitalit që shkon për të paguar fuqinë punëtore. Rrymë e ndryshueshme. elektr. rrymë elektrike, e cila e ndryshon drejtimin dhe forcën në mënyrë të caktuar herë pas here. Madhësi e ndryshueshme. mat. madhësi e cila merr vlera të ndryshme sipas kushteve të problemit.
  • 2. gjuh. Që merr tregues të ndryshëm morfologjikë (mbaresa) për të shprehur kategorinë gramatikore (gjininë, numrin, rasën, vetën, kohën e mënyrën); kund. i pandryshueshëm. Pjesët e ndryshueshme të ligjëratës.