ndryshkem

Nga Wiktionary

NDRYSHKEM vetv.

  • 1. vet. veta III. Zë ndryshk, mbulohet me ndryshk. Ndryshket hekuri. U ndryshk thika. Të mos ndryshket pushka!
  • 2. fig. Humbas gjallërinë e shkathtësinë trupore a mendore, dobësohem. Njeriu ndryshket po të mos punojë. U ndryshk pa gjimnastikë (pa lëvizje).
  • 3. vet. veta III fig. I ulet a i dobësohet gjallëria diçkaje, i humbet aftësia për t'u zhvilluar. Të mos ndryshket kritika (vigjilenca).
  • 4. Pës. e NDRYSHK.