Jump to content

ndryshk

Nga Wiktionary

NDRYSHK m.

  • 1. Shtresë e kuqërremtë, që formohet mbi sipërfaqen e sendeve prej hekuri nga bashkimi i tij me oksigjenin e ajrit ose të ujit, oksid hekuri. Shtresë (cipë) ndryshku. Ngjyrë ndryshku. I mbuluar nga ndryshku. I ngrënë (i gërryer) nga ndryshku. Hekur me ndryshk. Zuri ndryshk. I hoqi ndryshkun.
  • 2. fig. Diçka që ndalon e pengon përparimin, të meta e dobësi ose mbeturina që duhen zhdukur. Ndryshku i së kaluarës. Plot mbeturina e ndryshk. Ndryshk i grumbulluar prej vitesh.
  • 3. bujq. Sëmundje që prek bimët, sidomos drithërat, e cila shkaktohet nga disa lloje kërpudhash dhe shfaqet me njolla të kuqërremta në gjethet dhe në kërcell. Ndryshku i verdhë. Ndryshku i misrit (i grurit, i tërshërës). Ndryshku i panxharit. Ndryshku i limonit.
  • Ka zënë ndryshk (myk) diçka shih te ZË. I kanë zënë trutë ndryshk (myk) ka mbetur prapa nga jeta, nuk i kupton dukuritë e reja të botës rreth vetes.


NDRYSHK kal.

  • 1. E bën të zërë ndryshka të mbulohet me ndryshk. Uji e ndryshk hekurin.
  • 2. fig. E bën të ngathët, e plogështon; e ligështon. Mungesa e lëvizjes e ndryshk trupin.
  • 3. fig. I humbet gjallërinë mendore; e bën të ngathët e të paaftë për t'u zhvilluar, për të ecur përpara. I ndryshk mendjen.