ndrydhem

Nga Wiktionary

NDRYDHEM vetv.

  • 1. vet. veta III. Del nga vendi, përdridhet (për gjymtyrët). M'u ndrydh këmba (dora).
  • 2. fig. Mbyll në vetvete ndjenjat a mendimet nga druajtja, nga turpi a nga frika; mbyllem në vetvete. Është ndrydhur në vetvete. Vajza u ndrydh.
  • 3. Rrudhem; vrenjtem, ngrysem. U ndrydh në fytyrë.
  • 4. Pës. e NDRYDH.
  • M'u ndrydh zemra shih te ZEM/ËR,~RA.