Jump to content

ndriçoj

Nga Wiktionary

NDRIÇOJ kal.

  • 1. I jap dritë, e bëj të ketë dritë, i drejtoj rrezet e dritës, i bëj dritë. Dielli ndriçon Tokën. Hëna ndriçonte kopshtin. Llamba ndriçonte dhomën.
  • 2. Pajis një vend a diçka me mjete që japin dritë. I ndriçuan rrugët me drita elektrike.
  • 3. fig. Bëj të qartë e të kuptueshme diçka që ishte e errët dhe nuk kuptohej mirë, hedh dritë mbi diçka. Ndriçoj një çështje (një problem).
  • 4. fig. Përhap dijet dhe kulturën për ta zhvilluar dikë, i jap arsim e kulturë për të dalë nga padija e prapambetja dhe për të ecur përpara. Ndriçoi mendjet e njerëzve. Ndriçuan kombin (popullin, vendin).
  • 5. fig. Vë në dijeni të tjerët për diçka që nuk dihet ose nuk është e qartë, sqaroj. I ndriçoi qytetarët për diçka. Për të ndriçuar opinionin e përgjithshëm.
  • 6. jokal. vet. veta III. Lëshon dritë, bën dritë; shkëlqen. Dielli (Hëna) ndriçon. Ndriçon liqeni si pasqyrë. I ndriçonte fytyra. Ndriçon në errësirë.
  • 7. jokal. vet. veta III fig. Dallohet për veti të mira të jashtëzakonshme, shquhet, shkëlqen. Ka ndriçuar në shekuj trimëria e shqiptarit.