ndreq
Appearance
NDREQ kal.
- 1. Kthej në gjendjen e mëparshme diçka që është prishur a dëmtuar; bëj të përshtatshëm përsëri për të punuar ose për ta përdorur, ujdis, rregulloj; kund. prish. Ndreq urën (rrugën) e prishur. Ndreq këpucët (çizmet). Ndreq orën (radion, televizorin). Çoj për të ndrequr.
- 2. Sjell përsëri në rregull, vë për fije, rregull Ndreq shtëpinë (dhomën). Ndreq shtratin. Ndreq flokët.
- 3. Përmirësoj diçka në krahasim me të kaluarën. Ndreq notat. Ndreq rezultatin e garave.
- 4. fig. I mënjanoj a i zhduk gabimet, të metat dobësitë, e sjell dikë në rregull; e përmirësoj. Ndreq gabimet. Ndreq shokun. Ndreq veten.
- 5. fig. bised. Zgjidh një mosmarrëveshje a grindje, pajtoj; ujdis. I ndreqi me të mirë. Hyri në mes dhe i ndreqi. E ndreqi punën. Kush e ndreq me ta!
- 6. bised. I bëj shërbimet e nevojshme, i jap të hajë e të pijë, i shtroj për të fjetur etj. Ndreq fëmijët. Ndreq kalin. I ndreqi miqtë. Ndreq tryezën shtroj tryezën.
- 7. bised. Përgatit diçka për të ngrënë më të gjatë që duhen; i shtoj diçka gjellës për t'i përmirësuar shijen; ndërtoj. Ndreq gjellën me erëza.
- 8. bised. Drejtoj. Ndreq shtatin (trupin).
- 9. vjet. Paguaj detyrimin që kam ndaj dikujt. Ndreqi punëtorët. Ndreqi borxhlinjtë.
- Ndreq (drejto, rregullo) gojën! shih te GOJ/Ë, ~A. I ndreqi hesapet me dikë mori hak kundër dikujt, i lau hesapet me dikë. Ia ndreqi kryqet dikujt shih te KRYQE,~T. I ndreqi orët me dikë keq. shih tek OR/Ë,~A I. Ia ndreqi (ia rregulloi, të ujdisi) qejfin (kokën) nuk e la të vepronte sipas trilleve të tij; ia ndreqi samarin. Ia ndreqi (ia rregulloi, ia ujdisi) samarin (bërroren, kurrizin, shpinën) dikujt e rrahu, e ndëshkoi rëndë për një faj ose kur nuk bindej; i dha përgjigjen e merituar, i tregoi vendin dikujt. As prish, as ndreq (punë) shih te PRISH. S'di kujt t'ia prish e kujt t'ia ndreq shih te PRISH 20.