ndore

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

ndore f. vjet.

  1. Mbrojtja që i jepej dikujt, sipas kanunit të maleve, kur e kishte në rrezik jetën. E mori ndore dikë. I ra ndore dikujt i kërkoi mbrojtje; hyri nën mbrojtjen e dikujt. Prishi ndoren e preu në besë atë që i kish kërkuar mbrojtje. Kishte besë e ndore. Ishte në ndoren e tij.
  2. Njeriu që merrej në mbrojtje, kur e kishte në rrezik jetën nga dikush. Nuk e dorëzoi ndoren.
  • Nuk bie ndore nuk dorëzohem.