Jump to content

ndonëse

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

NDONËSE lidh.

  • Përdoret me një fjali të varur lejore, që tregon se veprimi i shprehur në fjalinë kryesore mund të kryhet pavarësisht nga prania a mungesa e disa kushteve dhe rrethanave ose në kundërshtim me diçka tjetër; megjithëse, megjithëqë, sado që. Ndonëse ishte vonë, ai vazhdonte punën. Ndonëse ishte i mërguar, nuk e harronte kurrë vendlindjen. Ndonëse nuk kishte kohë, nuk rrinte asnjë ditë pa studiuar.