ndodh

Nga Wiktionary

NDODH jokal.

  • 1. vet. veta III. Zhvillohet ose kryhet një ngjarje, ngjet. Ndodhin në jetë. Ndodhin në vendet kapitaliste. Sido që të ndodhë. Ç'po ndodh? Ka ndodhur shumë kohë më parë.
  • 2. vet. veta III. Zhvillohet ose kryhet diçka rastësisht, rastis. Ndodh nganjëherë. Ndodhin edhe gabime. Ndodhi një e papritur. Gjëra që ndodhin.
  • 3. vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Pësoj diçka të papritur a të pëlqyeshme, më ngjet diçka. I ndodhi një fatkeqësi (një vdekje). Ç'të ka ndodhur? Mund t'i ndodhë kujtdo.
  • 4. shih NDODHEM 1,2,5. Ndodhi në një mbledhje. Ndodha në gjumë. Ndodhi duarbosh. Nuk më ndodhen të holla me vete.