Jump to content

ndjell

Nga Wiktionary

NDJELL kal.

  • 1. Bëj që të afrohen në një vend shpendët shtëpiake ose disa kafshë shtëpiake, duke u thirrur a duke i tërhequr me një ushqim. Ndjell pulat (rosat, zogjtë, qentë). Ndjell bletën. Ndjell me kokrra misri.
  • 2. fig. Tërheq mbi dikë zakonisht një fatkeqësi ose diçka të padëshirueshme, sipas paragjykimeve e besëtytnive, duke e përmendur ose duke zënë në gojë që më parë; parandiej ose parashikoj diçka për dikë. Ndjell zi (të keqen). I ndolli vdekjen. Ia ndolli mbi kokë. Ç'ndjell, mbështjell. fj. u.
  • 3. fig. Bëj që ta pushtojë një ndjenjë, një mendim, një gjendje; i sjell, i ngjall. J ndjell gjumë. I ndjell mendime (kujtime, trishtim, mërzi). I ndjell krupë (të vjellë). I ndjell në mend (në kujtesë).
  • 4. vet. veta III. Sjell me vete, tërheq nga pas, bën që të vijë diçka. Ndjell shi. Fjala ndjell fjalën.
  • 5. fig. Tërheq për diku; e bëj që të vijë pas meje, josh. Ndjell me fjalë (me lajka). E ndjell pas vetes. I ndillte malli i atdheut.
  • 6. Tërheq brenda vetes; thith. Ndjell ajrin (tymin, erën). Ndjell çibukun (duhanin). Ndjell hundët.
  • Ma ndjell (ma ndien, ma thotë) zemra shih te ZEM/ËR,~RA.