ndjekje
Appearance
NDJEKJE f.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve NDJEK, NDIQET. Ndjekja e armikut. Ndjekja e mësimeve (e shkollës). Ndjekja e problemit (e çështjes). Ndjekja e përparimit (e zhvillimit). Ndjekje gjyqësore (penale). drejt. veprim juridik kundër atij që ka shkelur ligjin. Forcat e ndjekjes.
- 2. ~E, ~ET. Veprimet që bëhen kundër dikujt me mjetet e dhunës e të shtypjes që ka shteti për ta penguar të shprehë pikëpamjet përparimtare ose të luftojë për liri e për drejtësi shoqërore (në vendet me regjime shtypëse). Ndjekjet e punëtorëve në vendet kapitaliste. Ndjekjet kundër patriotëve. Ndjekjet e egra raciale.