ndihmës
Appearance
NDIHMËS m.
- 1. Ai që ndihmon dikë për të bërë një punë ose për të përballuar një detyrë a një barrë. Ndihmës i afërt. Ndihmës besnik. Ndihmës i palodhur (i pakursyer). Është pa ndihmës. bised. nuk ka njeri tjetër që ta ndihmojë për të mbajtur familjen.
- 2. Njeri i caktuar për të ndihmuar një punonjës tjetër, nga i cili varet dhe të cilin e zëvendëson për disa detyra. Ndihmësit kryesorë. Ndihmësi i parë. Ndihmësi i mjeshtrit. Drejtori dhe ndihmësit e tij. Gjyqtari dhe ndihmësit.
NDIHMËS mb.
- 1. Që shërben për të lehtësuar një punë; që jep ndihmë për të kryer diçka. Mjet ndihmës. Ushtri ndihmëse. Pyetje ndihmëse. Literaturë ndihmëse.
- 2. ek. Që zhvillon një veprimtari plotësuese në krahasim me kryesoren; që jep një prodhim plotësues. Veprimtari ndihmëse. Repart (sektor) ndihmës. Ekonomi ndihmëse ekonomi e vogël bujqësore pranë një institucioni, një reparti ushtarak etj.
- 3. gjuh. Që ndihmon për të formuar trajta jo të thjeshta të fjalëve (për foljet kam, jam ose për pjesëzën do: kam punuar, jam gëzuar, do të nisem); shërbyes; që nuk është kryesor, i dytë (për theksin). Folje (fjalë) ndihmëse. Theks ndihmës.
NDIHMËS fjalëform.
- Pjesa e parë e fjalëve të përbëra me kuptimin e atij që ndihmon ose zëvendëson dikë, prej të cilit varet në një punë a në një zyrë; p.sh. ndihmësdrejtor, ndihmësllogaritar, ndihmësmjek, ndihmësmjeshtër, ndihmësprokuror etj.