ndezës

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

NDEZËS m.

  • 1. Mjet ose pjesë e posaçme, që shërben për t'i dhënë zjarr një granate, një mine etj. Ndezës me barut. Ndezësit e granatave. Shkrehësi me ndezësin. I vuri ndezësin.
  • 2. vjet. Ai që ndizte fenerët ose kandilat për ndriçimin e qytetit. Ndezësi i fenerëve. Ndezësi i kandilave.


NDEZËS mb.

  • 1. Që shërben për të ndezur, për të dhënë zjarr. Bombë ndezëse. Predhë ndezëse. Gur ndezës gur zjarri, strall.
  • 2. Që merr zjarr me lehtësi, që ndizet shpejt. Lëndë ndezëse. Ka veti ndezëse.
  • 3. fig. Që të gjallëron e të ngre peshë, që të ndez. Fjalë ndezëse. Tingujt ndezës të muzikës.