Jump to content

ndeshem

Nga Wiktionary

NDESHEM vetv.

  • 1. Takohem me dikë që më del përpara rastësisht, hasem. U ndesh rrugës me të. U ndeshëm ballë për ballë.
  • 2. vet. veta III. Del, shfaqet diçka në një punë, në një fushë, në një libër etj., haset, takohet. Ndeshen gabime (të meta). Ndeshen gjatë punës. Ndeshet dendur (rrallë, kudo).
  • 3. Përplasem me dikë a me diçka, që më zë rrugën. U ndeshen dy vetura (anije). U ndeshën kokë më kokë. U ndesh në një gur (në një shkëmb, në një trung).
  • 4. fig. Më del përpara diçka që duhet luftuar ose që duhet kapërcyer. U ndeshen me vështirësi (me çështje të ndërlikuara). Ndeshemi me shfaqje të huaja.
  • 5. Bie në përleshje; hyj në luftë me dikë; përleshem. U ndeshën me armikun. U ndeshen në fushën e betejës. U ndeshën dy ushtri.
  • 6. sport. Matem me një kundërshtar në një lojë sportive, bëj një lojë me një tjetër. Ndeshen dy skuadrat më të mira. Ndeshemi në futboll (në shah). U ndeshën në fushë asnjanëse.
  • 7. fig. Hyj në kundërshtim me dikë, hahem me fjalë, kapem; bie në kundërshtim diçka me një tjetër. U ndeshen midis tyre. U ndeshen interesat (pikëpamjet). U ndeshen dy rryma.