nderuar

Nga Wiktionary

NDERUAR mb.

  • 1. Që nderohet nga të tjerët, që gëzon nderimin e të tjerëve; që çmohet e që vlerësohet nga të tjerët. Mysafirë të nderuar. Punë e nderuar. Vend i nderuar në shoqëri.
  • 2. Përdoret para emrit të një njeriu, të cilit i drejtohemi me fjalë ose i shkruajmë një letër me nderim, në mënyrë zyrtare a gjysmëzyrtare. I nderuari mik! I nderuari shoku... Shumë të nderuarit shokut...
  • 3. Që e ka kryer një punë mirë e me nder, faqe bardhë. Dolën të nderuar.