ndenjur
Appearance
NDENJUR as.
- 1. Qëndrimi në një vend pa lëvizur, në mënyra të ndryshme, ndenjje. Të ndenjurit në këmbë (shtrirë). Të ndenjurit në karrige (në tryezë). Të ndenjurit drejt (shtrembër) në bankë. Iu mpi trupi (iu mpinë këmbët)nga të ndenjurit.
- 2. Të ndenjurat.
NDENJUR mb.
- 1. Që nuk lëviz, që rri në vend; i amullt. Ujë i ndenjur.
- 2. Që ka qëndruar disa kohë pasi është bërë ose është marrë, që nuk është i freskët; i përbujtë. Gjellë e ndenjur. Ujë i ndenjur. Bukë e ndenjur.
NDENJUR ndajf.
- Ulur në një vend, me pjesën e poshtme të trupit të mbështetur diku, jo me këmbë. Rri (ngrihem) ndenjur. Punon ndenjur. Qëndron ndenjur.