Jump to content

ndaloj

Nga Wiktionary

NDALOJ kal.

  • 1. I ndërpres ecjen ose lëvizjen dikujt a diçkaje, e bëj të qëndrojë në vend, ndal. Ndaloj kalin. Ndaloj veturën (karrocën, biçikletën).
  • 2. Lë përgjysmë a pa përfunduar diçka; ndërpres; nuk e lejoj të zhvillohet a të shfaqet më gjatë. Ndaluan punën. Ndaluan lojën. Ndaloj gjykimin. I ndalon dhembjen. Ndalon zhvillimin (rritjen). Ndaloj zjarrin. usht. S'ka forcë që na ndalon.
  • 3. I ndërpres rrjedhjen, nuk e lë të rrjedhë a të dalë; e pushoj; ndal. Ndaloj ujin. E ndalon gjakun.
  • 4. Nuk e lë të veprojë ose të bëjë diçka, e mbaj; pengoj një veprim a urdhëroj të mos bëhet. E ndaloj të flasë (të përgjigjet). I ndaloi të takoheshin (të bisedonin). Ia ndaloi fjalën. Ndaluan botimin (shfaqjen, përdorimin). E ndaloi me forcë (me urdhër).
  • 5. Nuk e lejoj dikë të përdorë diçka, të merret me diçka ose të bëjë diçka, zakonisht të dëmshme për të, ia heq. I ndaloi duhanin (pijet, të skuqurat). Ia ndaloi leximin (banjat e detit). Ia ka ndaluar mjeku.
  • 6. Nuk i jap diçka që i përket, i mbaj. I ndaluan rrogën (të hollat).
  • 7. drejt. I heq lirinë dikujt derisa të vendoset arrestimi ose lirimi.
  • 8. jokal. Pushoj së ecuri, së lëvizuri a së bëri diçka; ndalet, ndërpritet. Ndaloj tek ura. Ndaloi në vend. Aty ndaloi. Ndaloi ora. Ndaloi fabrika. Ndaluan lëkundjet. I ndaloi zemra.