ndal
Appearance
NDAL kal.
- 1. I ndërpres ecjen ose lëvizjen dikujt a diçkaje, e bëj të qëndrojë në vend; ndaloj. Ndal kalin. Ndal makinën.
- 2. Ndërpres ose lë pa përfunduar një veprim, një punë etj. Ndal bisedën (këngën). Ndali vrapin (hapin). E ndalën lojën. E ndali valën (hovin, vrullin).
- 3. I ndërpres rrjedhjen, nuk e lë të rrjedhë a të dalë; e pushoj, ndaloj. E ndal gjakun. I ndali lotët.
- 4. bised. E mbaj që të rrijë diku si mik. Ndal për drekë (për darkë).
- 5. Nuk i jap diçka që i përket dikujt, e mbaj. I ndalën rrogën dikujt. Nuk ndal asgjë për vete. Ia ndalën me këste.
- 6. fig. E ngul diku, e përqendroj te dikush a te diçka. I ndali sytë (e ndali vështrimin) te flamuri. E ndalëm vëmendjen te çështja kryesore.
- 7. bised. Shuaj. Ndal zjarrin. Ndal kandilin. Ndal motorin.
- 8. jokal. Pushoj së ecuri, së lëvizuri a së bëri diçka, ndalem; ndërpritet. Ndalën te dera. Ndali makina. Pritnin të ndalte shiu.
- I ndal dorën dikujt e pengoj me forcë, nuk e lejoj që të bëjë diçka. E ndali (e la, e mbajti) vrapin diku shih te VRAP,~I. Ndal diellin me fjalë shih te FJAL/Ë,~A.
NDAL pasth.
- Përdoret si thirrje ose si urdhër, që i drejtohet dikujt për të mos ecur më tej, për të qëndruar në vend. Ndal! Kush kalon? Thërriti «ndal!»
- I them «ndal» i pres rrugën, s'e lë të shkojë a të zhvillohet më tej; e kundërshtoj me forcë e me vendosmëri.