ndërtoj

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

NDËRTOJ kal.

  • 1. Ngre, bëj me lëndë të ndryshme një ndërtesë, një urë etj.; përgatit prej pjesësh të ndryshme një makinë, një pajisje etj. Ndërtuan shtëpi të reja. Ndërtuan një urë. Ndërtuan një qytet (një kështjellë). Ndërtojnë makina (traktorë, anije). Ndërtojnë me gurë (me tulla).
  • 2. fig. Ngre diçka me një përmbajtje e trajtë të caktuar dhe me një qëllim të caktuar; krijoj a organizoj sipas një plani të caktuar. Ndërtojmë socializmin. Ndërtuan bazën materiale. Ndërtojmë shoqërinë e re. Ndërtojmë marrëdhënie të reja në prodhim. Ndërtojnë shkollën e re (familjen e re). E kemi ndërtuar gjithë punën sipas mësimeve të Partisë.
  • 3. Organizoj duke i lidhur pjesët përbërëse në një mënyrë të caktuar, bëj diçka duke i renditur pjesët ose duke e bashkuar lëndën sipas një plani të brendshëm. Ndërtoj orën e mësimit. E ka ndërtuar mirë librin (studimin, romanin, dramën). E ndërtoj ndryshe.
  • 4. bised. Përgatit një gjellë me të gjitha ato që duhen; i shtie gjellës diçka që ia përmirëson shijen. Ndërtoi një supë me vezë. Ndërtoj sallatën i shtie kripë, vaj e uthull. Ç'na ke ndërtuar për drekë?
  • 5. bised. Rregulloj, ndreq. Ndërtoj dhomën. E ndërtoi nusen e rregulloi, e stolisi nusen.
  • 6. gjuh. Bashkoj fjalët në fjali sipas një rendi të caktuar ose sipas përkimeve gramatikore. Ndërtoj me rasën emërore. Ndërtoj me parafjalë.
  • 7. gjeom. Vizatoj sipas kërkesave të dhëna. Ndërtoj një trekëndësh. Ndërtoj një figurë.