ndërsa

Nga Wiktionary

NDËRSA lidh.

  • 1. Përdoret përpara një fjalie të varur, që tregon një veprim, i cili kryhet njëkohësisht me veprimin e shprehur në fjalinë kryesore; në kohën që, gjatë kohës që, kur. Ndërsa fshatarët lidhnin duajt, nxënësit mblidhnin kallinjtë. Ndërsa po zbardhte drita, ushtarët zunë vend te kodrat.
  • 2. Përdoret përpara një fjalie të bashkërenditur, që tregon një veprim a gjendje të kundërt me veprimin a gjendjen e shprehur në fjalinë tjetër; kurse. Njëri ishte i gjatë, ndërsa tjetri vinte i shkurtër e i trashë. Ai rrinte, ndërsa ju punonit.
  • 3. Përdoret përpara një fjalie të bashkërenditur për të përqasur veprimin ose gjendjen e shprehur në të me veprimin ose gjendjen e shprehur në fjalinë tjetër; kurse. I ati ishte furrtar, ndërsa e ëma rrobaqepëse. Ai punonte në fabrikë, ndërsa i vëllai ishte student.