Jump to content

ndërroj

Nga Wiktionary

NDËRROJ kal.

  • 1. Lë diçka dhe marr një tjetër, heq një gjë dhe vë një tjetër në vend të saj, zëvendësoj, këmbej. Ndërroj rrobat. Ndërroj një vegël. Ndërroj shpejtësinë (e automjetit). Ndërroj kalin. Ndërroj shtëpinë. Ndërroj rojat. Ndërroi shtetësinë. drejt. Ndërron lëkurën (qimen). Ndërroi paratë. I ndërroi vendin. I ndërroi ujin. Ndërroj plagën pastroj, mjekoj dhe lidh përsëri një plagë.
  • 2. fig. Sjell në një gjendje të ndryshme nga ajo që ishte më parë; veproj ndryshe; nis diçka tjetër, ndryshoj. Ndërroi taktikën. E ndërroi mendjen (mendimin). Ndërruan rrugë. Ndërron natyrën. Ndërroj drejtimin. Ndërroi bisedën.
  • 3. Këmbej një gjë me një tjetër, shkëmbej. E ndërroi thekrën me grurë. Ndërruan unazat shkëmbyen unazat për fejesë.
  • 4. bujq. Artis. Ndërroj domatet.
  • 5. jokal. Kam ndryshim me dikë a me diçka, kam cilësi të tjera nga dikush a nga diçka, ndryshoj, dalloj. Nuk ndërron nga të tjerët.
  • 6. jokal. Ndryshoj, pësoj ndonjë ndryshim. Nuk ka ndërruar fare.
  • Ndërroi bajrak (flamur) shih te BAJRAK,~U. Ia ndërroi faqen (fytyrën) e ndryshoi krejt, e shndërroi, i dha pamje krejt të re. Ndërroi (bëri, këmbeu, shkëmbeu) fjalë me dikë shih te FJAL/Ë,~A. E ndërroi (e ktheu) pllakën (fletën) keq. shih te PLLAK/Ë,~A. Ndërroi fytyrë u prish në fytyrë, i iku çehrja, u zbeh. Ndërroi jetë lart., vjet. vdiq. Ndërron lëkurën ndërron pamjen e jashtme. Ia ndërroi (ia ktheu) mendjen dikujt shih te KTHEJ. Ndërron puna është tjetër gjë. I ndërron telat shih tek TEL,~I. I ndërroi din e iman shih te DIN,~I. Ujku qimen ndërron, por zakonin s'e harron shih tek UJ/K,~KU.