Jump to content

ndërresë

Nga Wiktionary

NDËRRESË f.

  • 1. Koha e caktuar gjatë së cilës punon në një ndërmarrje një grup njerëzish, që zëvendësohen pastaj nga një grup tjetër; vetë njerëzit që punojnë brenda kësaj kohe; turn. Ndërresa e parë (e natës). Punë me dy (me tri) ndërresa.
  • 2. usht. Rojat që zëvendësohen herë pas here brenda një kohe të caktuar. Ndërresa e parë. Përgjegjësi i ndërresës.
  • 3. usht. Grup njerëzish që bëjnë qitje stërvitjeje me radhë njëri pas tjetrit. Ndërresat e para. Komandimi i ndërresave. Ndërresa e parë, barkas!
  • 4. Ndërrim, zëvendësim. Ndërresa e rojave. Bënë një ndërresë.
  • 5. vet. euf. Të përmuajshmet e grave.