ndërmjetës
Appearance
NDËRMJETËS m.
- 1. Ai që hyn në mes të dy palëve për të arritur një marrëveshje, për të bërë një punë ose për të zgjidhur një grindje. Ndërmjetës tregtar. Ndërmjetës për mosmarrëveshjen (për zgjidhjen e konfliktit). Në rolin e ndërmjetësit. Bisedime pa ndërmjetës. Hyri si ndërmjetës.
- 2. Ai që ndërhyn për të bërë një fejesë; lajmës, mbles. Fejesë pa ndërmjetës. Iku koha e ndërmjetësve.
- 3. Ai që shërben si bartës, si ndërlidhës a si pikë kalimi në mes të dy sendeve a dukurive. Ndërmjetës e përhapës të baktereve. Ndërmjetës për kryqëzimin e pemëve.
NDËRMJETËS mb.
- 1. Që gjendet në kalimin në mes të dy gjërave a dukurive; që shërben si pikë a mjet lidhjeje për dy gjëra a dukuri, i ndërmjetëm. Rrugë ndërmjetëse. Zonë ndërmjetëse. Pikë ndërmjetëse. Hallkë ndërmjetëse.
- 2. bujq. Që mbillet midis një bime dhe një tjetre për të mos lejuar uljen e pjellorisë së tokës, i dytë. Kultura ndërmjetëse.
- 3. Që shërben si ndërmjetës, që bën një ndërmjetësim.