Jump to content

ndërmjetëm

Nga Wiktionary

NDËRMJETËM mb.

  • 1. Që ndodhet në mes të dy gjërave a të dy njerëzve, i mesëm. Dhoma e ndërmjetme.
  • 2. Që zë një vend kalimtar midis dy gjërave a dukurive, që shërben si pikë lidhjeje në mes të dy gjërave a dukurive; që është në mes të dy anëve të kundërta. Hallkë e ndërmjetme. Qëndrim i ndërmjetëm. Elemente të ndërmjetme. Zë një vend të ndërmjetëm.
  • 3. gjuh. Që futet ndërmjet gjymtyrëve të fjalisë ose brenda një fjalie tjetër e veçohet nëpërmjet intonacionit, pa u lidhur formalisht nga ana gramatikore me asnjërën nga gjymtyrët dhe që shpreh qëndrimin e folësit ndaj asaj që thotë. Fjalë e ndërmjetme. Fjali e ndërmjetme.
  • 4. Që nuk është as i mirë, as i keq; mesatar.