ndërlikoj

Nga Wiktionary

NDËRLIKOJ kal.

  • 1. E bëj diçka më të ngatërruar ose më të vështirë për t'u kuptuar a për t'u zgjidhur, koklavit. Ndërlikoj një ushtrim (një problem). E ndërlikoi gjendjen. Kjo e ndërlikon çështjen (punën).
  • 2. E ngatërroj në një punë a në diçka që nuk e dëshiron, e përziej në diçka a e fut diku kundër dëshirës, pleks. Mos më ndërliko edhe mua në këtë punë.