ndërlidhje
Appearance
NDËRLIDHJE f.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve NDËRLIDH, NDËRLIDHEM. Mjetet e ndërlidhjes.
- 2. Mundësia për të pasur lidhje ose për të kumtuar me një njeri a me një vend tjetër, që ndodhet larg. Ndërlidhje e rregullt. Ndërlidhje telefonike (radiofonike, telegrafike). Ndërlidhje ajrore. Ndërlidhje pa ndërprerje. Vendosi ndërlidhjen. Humbi ndërlidhjen. U këput (u pre, u ndërpre) ndërlidhja. Hyj në ndërlidhje me...
- 3. Tërësia e mjeteve dhe e qendrave, që shërbejnë për të lidhur ndërmjet tyre njerëzit, qytetet, fshatrat etj. që gjenden larg njëri-tjetrit. Ndërlidhja dhe transporti Punonjësit e ndërlidhjes. Teknik i ndërlidhjes. Zhvillimi i ndërlidhjes.
- 4. usht. Shërbimi që siguron lidhjen dhe mundësinë e vazhdueshme të kumtimit ndërmjet komandave e reparteve në largësi. Repart (batalion) ndërlidhjeje. Oficer ndërlidhjeje. Arma e ndërlidhjes.
- 5. ~E, ~ET. Marrëdhënie të ndërsjella ndërmjet dy vendeve a dy gjërave të ndryshme; lidhje e dyanshme, lidhje e ndërsjellë. Ndërlidhjet e fshatit me qytetin. Ndërlidhja e historisë me lëndët e tjera. Ndërlidhja midis organeve të trupit. Ndërlidhjet midis degëve dhe brenda degës. ek.