ndërhyrje

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

NDËRHYRJE f.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljes NDËRHYJ. Ndërhyrje e padrejtë (e gabuar). Ndërhyrje në bisedë. Ndërhyrje me (pa) top. sport. Ndërhyrje për t'i pajtuar. Ndërhyrje nga lart. Bëri një ndërhyrje.
  • 2. Përzierje e një shteti ose e disa shteteve në punët e brendshme të një vendi me forca të armatosura ose me mjete politike e ekonomike, për ta pushtuar ose për të shtypur një lëvizje revolucionare a çlirimtare. Ndërhyrje e armatosur. Ndërhyrja e egër e imperialistëve (e revizionistëve). Ndërhyrja e kapitalit të huaj. Me ndërhyrje nga jashtë.
  • 3. mjek. Veprim i shpejtë dhe rrënjësor për të ndaluar zhvillimin e mëtejshëm të një sëmundjeje, operacion. Ndërhyrje kirurgjikale. Ndërhyrje e shpejtë mjekësore.
  • 4. drejt. Pjesëmarrje e një njeriu të tretë në një gjykim civil për të mbrojtur një të drejtë vetjake ose njërën nga palët ndërgjyqëse. Ndërhyrje vullnetare. Ndërhyrje e detyrueshme. Ndërhyrje kryesore.