ndërgjegjshëm
Appearance
NDËRGJEGJSHËM mb.
- 1. Që ka ndërgjegje. Qenie e ndërgjegjshme.
- 2. Që vepron me ndërgjegje të plotë për atë që bën, që e kupton mirë se ç'bën, që e ka të zhvilluar ndërgjegjen; që bëhet me ndërgjegje të qartë, i vetëdijshëm. Revolucionar i ndërgjegjshëm. Disiplinë e ndërgjegjshme. Luftë (veprimtari, vepër) e ndërgjegjshme. Në mënyrë të ndërgjegjshme. Jam i ndërgjegjshëm për diçka.
- 3. Që ndien përgjegjësi morale për atë që bën, që punon me ndërgjegje, që e kryen me zell e ndershmëri detyrën e vet. Punëtor i ndërgjegjshëm. Nxënës i ndërgjegjshëm.