Jump to content

natyralizëm

Nga Wiktionary

NATYRALIZËM m. let. art.

  • 1. Drejtim letrar dhe artistik i gjysmës së dytë të shekullit XIX, që paraqiste me imtësi hollësitë e jashtme të jetës e të dukurive, pa bërë përgjithësimin e tipizimin e tyre, dhe që i zëvendësonte ligjet e zhvillimit të shoqërisë me ligjet e thjeshta biologjike të natyrës. Rryma e natyralizmit. Përfaqësuesit e natyralizmit.
  • 2. Paraqitja në një vepër arti e jetës dhe e dukurive drejtpërdrejt e me imtësi, pa bërë përgjithësimin dhe tipizimin e tyre. Shfaqje natyralizmi.