Jump to content

nakatosem

Nga Wiktionary

NAKATOSEM vetv. krahin.

  • 1. vet. veta III. Trazohet një lëndë me një tjetër; (edhe veta I,II) përzihem me një tjetër a me të tjerë. U nakatos vaji me ujin. U nakatos gruri me thekër. U nakatosën me turmën.
  • 2. keq. Përzihem në një punë, marr pjesë diku a në diçka së bashku me të tjerë, ngatërrohem, trazohem. Ai nuk nakatoset në punë të tilla. Mos u nakatos me atë!
  • 3. pavet. Më përzihet, më vjen për të vjellë. Po më nakatoset.