naiv

Nga Wiktionary

NAIV mb.

  • 1. Që është i patëkeq dhe i padjallëzuar; që nuk ka përvojë nga jeta, që beson lehtë çdo gjë që i thuhet. Njeri (fëmijë) naiv. Shikim naiv. Buzëqeshje naive.
  • 2. Që është tepër i thjeshtë, i pandërlikuar e i vetvetishëm; që shpreh mungesën e përvojës nga jeta ose mungesën e njohurive. Mendime naive. Pyetje naive. Trajtim naiv i dukurive. Në mënyrë naive.
  • 3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit. Naivët dhe syleshët.