nëse

Nga Wiktionary

NËSE

I. lidh. Përdoret në fillim të një fjalie të varur kushtore, me foljen në mënyrën dëftore; në qoftë se, në rast se. Më njoftoni nëse vjen (nuk vjen). Nëse mungon shumica, nuk bëhet mbledhja. Nëse nuk e kuptoni, pyesni.


II. pj. Përdoret në krye të një fjalie pyetëse të zhdrejtë, nganjëherë në bashkëvajtje me lidhëzën veçuese «apo», për të theksuar kundërvënien e dy veprimeve që përjashtojnë njëri-tjetrin ose për të shprehur dyshimin për diçka; a. S'është ende e qartë nëse ka jetë në Mars. E pyetën nëse do të vinte apo jo.