nëpër
Appearance
NËPËR parafj.
- 1. Përdoret me një emër në rasën kallëzore për të treguar: 1. Vendin ku lëviz në drejtime të ndryshme dikush a diçka. E kërkoi nëpër pyll. Shëtit nëpër rrugë (nëpër oborr). Sillet nëpër shtëpi (nëpër qytet, nëpër botë). Ecte nëpër sallë.
- 2. Vendet e ndryshme të të njëjtit lloj ku gjendet ose ndodhet diçka; ndër, në (emri është në numrin shumës). Nëpër fabrika, uzina e kombinate. Nëpër male e nëpër fusha. Nëpër kopshte. Nëpër mure. Nëpër faqet e gazetës. Ishuj të shpërndarë nëpër dete e oqeane. Nëpër vende! urdhër për të shtuar secili në vendin e vet.
- 3. Sendin, mjetin ose mjedisin përmes të cilit kalon, përshkohet diçka ose përmes të cilit bëhet diçka. Nëpër vrimë të gjilpërës. Nëpër ajër. Nëpër tunel (nëpër gypat e ujit). Nëpër trup. Përcjellësi nëpër të cilin kalon rryma. Kaloj nëpër gishta. Më iku nëpër këmbë (nëpër duar).
- 4. Një dukuri në mes të së cilës ndodh a bëhet diçka; në mes të, gjatë. Nëpër diell (nëpër vapë, nëpër të ftohtë). Nëpër dëborë (nëpër shi). Nëpër terrin e natës.
- 5. Përdoret me një emër në rasën kallëzore në disa togfjalësha me vlerë ndajfoljore dhe në disa njësi frazeologjike. Nëpër tym në mënyrë të errët, të paqartë. Nëpër dhëmbë duke pëshpëritur, pa i shqiptuar fjalët mirë dhe qartë. Nëpër ëndërr në ëndërr e sipër. E merr nëpër gojë flet keq për dikë. E merr nëpër këmbë sillet keq me dikë, e poshtëron, e përul.
- I bie nëpër të e kaloj diçka pa e shqyrtuar mirë ose pa e punuar mirë.