Jump to content

nënshtrohem

Nga Wiktionary

NËNSHTROHEM vetv.

  • 1. Bie nën pushtetin dhe varësinë e dikujt; humbas lirinë dhe pavarësinë. Nuk iu nënshtruan pushtuesve (armiqve). Nuk i nënshtrohemi diktatit të huaj.
  • 2. Veproj në përputhje me vullnetin e dikujt; i bindem dikujt a diçkaje; pranoj pa e kundërshtuar. U nënshtrohet ligjeve të shtetit. I nënshtrohem arsyes. Nuk i nënshtrohem fatit.
  • 3. Pësoj veprimin ose ndikimin e dëmshëm të dikujt a të diçkaje. I nënshtroheshin shfrytëzimit. I nënshtrohet zjarrit të artilerisë.
  • 4. Pës. e NËNSHTROJ.