Jump to content

nënshkruaj

Nga Wiktionary

NËNSHKRUAJ kal.

  • 1. Vë emrin e mbiemrin ose shkurtimin e tyre në fund të një letre, shkrimi, dokumenti etj. për të vërtetuar se jam vetë autori i tij ose për të miratuar përmbajtjen, firmoj. Nënshkruaj shkresën (urdhrin, vendimin, procesverbalin). Nënshkruaj dëftesën (fletëdaljen). Nënshkruaj çekun (urdhërxhirimin, kontratën).
  • 2. Marr përsipër të plotësoj kushtet dhe detyrimet e një marrëveshjeje, traktati etj., duke vënë nënshkrimin; pranoj kushtet. Nënshkruaj një marrëveshje (një traktat). Nënshkruan paqen.
  • Nënshkruan në të bardhë shih te BARDH/Ë, ~A (e).