nëndheshëm

Nga Wiktionary

NËNDHESHËM mb.

  • 1. Që gjendet nën sipërfaqen e tokës ose brenda në tokë, nëntokësor; kund. i mbidheshëm. Pasuri të nëndheshme. Rrugë të nëndheshme. Galeri të nëndheshme. Qytet i nëndheshëm. Ujëra (burime) të nëndheshme. Lumë i nëndheshëm.
  • 2. Që bëhet nën sipërfaqen e tokës ose në thellësi të tokës. Lëkundje të nëndheshme. Prova bërthamore të nëndheshme.
  • 3. fig. Që bëhet a që vepron në mënyrë të fshehtë; që nuk duket në sipërfaqe. Veprime (përgatitje) të nëndheshme. Lëvizje e nëndheshme. Forcat e nëndheshme të revolucionit. Armik i nëndheshëm.