nënçmoj
Appearance
NËNÇMOJ kal.
- 1. Çmoj dikë a diçka më pak nga ç'është a nga ç'vlen në të vërtetë; tregoj mospërfillje për dikë a diçka, nënvlerësoj; kund. mbiçmoj. I nënçmonte punën (aftësitë). Nënçmon mendimin e tjetrit.
- 2. Nuk i jap rëndësinë e duhur dikujt a diçkaje, nuk e vlerësoj si duhet dhe kjo sjell pasoja të dëmshme. Nënçmon kundërshtarin (armikun). Nënçmojnë luftën e klasave. Nënçmon dëmin e alkoolit (e duhanit). E nënçmonte rrezikun.