nën
Appearance
NËN parafj.
- 1. Përdoret me një emër në rasën kallëzore për të treguar: 1. Sendin, vendin etj., poshtë të cilit ndodhet a lëviz dikush a diçka ose kryhet diçka; kund. mbi. Nën tryezë (nën shtrat). Nën kokë. Nën sqetull. Nën mollë (nën një rrap). Nën tokë (ujë). Nën qiellin e kaltër. Nën muret e kështjellës. U fut nën strehë. U fsheh nën rërë.
- 2. Një gjendje më të ulët se ajo që është e nevojshme a e zakonshme për dikë a diçka ose që merr si pikënisje; kund. mbi. Nën moshë. Nën kufi. Nën normë. Nën nivelin e duhur. Nën mesataren e rrethit. Punon nën ngarkesë. Temperatura nën zero.
- 3. Sendin, mjetin ose dukurinë që vepron mbi dikë a diçka. Nën zjarrin e armikut. Nën breshrin e plumbave. Nën një shi të rrëmbyeshëm. Nën dritën e hënës. Toka nën ujë. Vuri nën thikë një ka.
- 4. Gjendjen e varësisë ndaj dikujt a diçkaje atë kujdesit për dikë a diçka ose kushtet e rrethanat në të cilat është vënë dikush a diçka, bëhet a kryhet diçka. Nën komandën (varësinë) e... Nën kontrollin (mbikëqyrjen, kujdesin) e... Nën kujdestarinë e... Nën udhëheqjen e... Nën sundimin e huaj. Nën thundrën e imperializmit. Zgjedhjet nën bajonetat e huaja. Marr nën kontroll (nën mbikëqyrje, nën kujdes). E ka nën vete.
- 5. Shkakun e ndonjë veprimi, të ndonjë dukurie a gjendjeje me kuptimin; si pasojë e..., si rrjedhim i... Nën peshën e... Nën shtytjen e... Nën përshtypjen e... Nën ndikimin e të ftohtit. Nën goditjet e artilerisë armiku u tërhoq.
- 6. Mjetin për të fshehur qëllimet e vërteta, për të cilat bëhet diçka; me. Nën maskën e miqësisë. Nën një emër të rremë.
- 7. Tingujt, zhurmat ose zërat që shoqërojnë një gjendje a një veprim. Nën tingujt e korit (e bandës, e këngës). Nën krismat e daulleve.
- 8. Përdoret me një emër në rasën kallëzore në disa shprehje frazeologjike për të treguar mënyrën si bëhet a kryhet diçka. Punon nën rrogoz. Flas nën zë. Qesh nën buzë. Ia dha nën dorë. Vepron nën hundën e dikujt. E thirrën nën armë.
NËN- fjalëform.
Përdoret si parashtesë për formimin e disa foljeve, emrave e mbiemrave që shënojnë:
- 1. Një veprim që kryhet poshtë diçkaje; p.sh. nënshkruaj, nënvizoj etj.
- 2. Një send që gjendet poshtë diçkaje (emër); të qenët poshtë diçkaje (mbiemër); p.sh. nëntokë, nënshtresë, nënbishte, nënbarkëz, nënçati; nëndetar, i nëndheshëm etj.
- 3. Një gjendje varësie ose një shkallë më të ulët; p.sh. nënkryetar, nëndrejtor, nënkonsull, nënoficer, nëntoger etj.
- 4. Ndarje në kategori më të imëta; ndarje të një tërësie në pjesë të ndryshme, sipas disa tipareve të caktuara a të përbashkëta; p.sh. nënçështje, nënndarje, nënklasë, nëngrup, nënsistem etj.
- 5. Një vlerësim më të ulët sesa duhet a më poshtë se meritat e dikujt a të diçkaje; p.sh. nënvlerësoj, nënçmoj etj.
- 6. Vënie në varësi të dikujt nga një tjetër; p.sh. nënshtroj, nënshtrim.
- 7. Një veprim me ngjyrim të veçantë kuptimor; p.sh. nënkuptoj, nënqesh.