mykem
Appearance
MYKEM vetv.
- 1. vet. veta III. Mbulohet me myk diçka, zë myk, i ka hyrë myku. U myk buka. U mykën pemët.
- 2. fig. Rri gjatë diku pa lëvizur, pa punuar, pa e pruar; humb gjallërinë e plogështohem, mbetem prapa (në mendime, në mënyrën e jetesës e të sjelljes etj.); zë myk, ndryshkem. U myk në shtëpi (në zyrë). U myk duke ndenjur. Është mykur nga trutë s'është në rregull nga mendja; s'është me kohën, me të renë, me përparimtaren etj.; nuk arsyeton në mënyrë të shëndoshë, i kanë zënë ndryshk trutë. Iu mykën paratë kishte mjaft pare, të cilat nuk i vinte në qarkullim, i mbante të mbyllura a të fshehura.
- 3. Pës. e MYK.
- I është mykur buka dikujt shih te BUK/Ë,~A.