myk

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

MYK kal.

  • 1. Bëj të zërë myk diçka; e lë të zërë myk. E myku bukën (duhanin) lagështira.
  • 2. kryes. veta III fig. E bën dikë të humbë gjallërinë e të plogështohet, e lë prapa (në mendime, në mënyrën e jetesës e të sjelljes etj.); pengon zhvillimin e mëtejshëm; ndryshk. Dembelia (plogështia) të myk.


MYK m.

  • 1. bot. Shtresë a grumbull kërpudhash mikroskopike ose mikroorganizmash të dëmshme të përbëra nga fije shumë të holla e të gërshetuara ndërmjet tyre që riprodhohen e përhapen me anë të sporeve dhe që shfaqen si push ose si njolla mbi organizmat, në drurë, mbi sende të ndryshme etj., zakonisht në një mjedis të errët, të ngrohtë e me lagështi; sëmundje kërpudhore e tillë që u bie zakonisht bimëve a pemëve. Myk i zi (i bardhë, i gjelbër, i hirtë, i kaltër). Myku i bukës. Myku i gështenjave (i rrushit, i agrumeve, i mollës, i duhanit). Bie erë myk. Ka zënë myk diçka. U prek nga myku. U mbulua me myk.
  • 2. fig. Mendim i vjetër, i prapambetur dhe i dëmshëm, që e pengon njeriun, ia humb gjallërinë, e mban në vend ose e lë prapa; diçka e vjetruar që bëhet pengesë për zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë, që nuk është me kohën, me të renë, me përparimtaren etj.; ndryshk. Myku i botës së vjetër. Myku i prapambetjes. Zhduk mykun.
  • Bie (mban) erë myk diku ka mendime të prapambetura e të dëmshme; është një gjendje e tillë që tregon se punët kanë mbetur në vend, ka amulli të madhe. Ka zënë myk (ndryshk) diçka shih te ZË.