mushtulluk

Nga Wiktionary

MUSHTULLUK m.

  • 1. vjet. Lajm i gëzuar që i jepet dikujt, sihariq. Mushtulluk, o i zoti i shtëpisë! Mushtulluk dasme (fejese, lindjeje). Priste një mushtulluk. E dërgoi për mushtullukun.
  • 2. etnogr. Dhuratë e vogël (plaçka a të holla), që i jepej atij që sillte një lajm të gëzuar a një sihariq; peshqesh që i dërgohej dikujt në rast lindjeje, fejese etj.; dhuratat e nuses për njerëzit e burrit. I dha mushtullukun. Shkuan me mushtulluk.