mushama

Nga Wiktionary

MUSHAMA f.

  • 1. Pëlhurë e lyer në njërën anë ose në të dyja anët me lëndë të posaçme (me dyllë, me kauçuk etj.) që të mos përshkohet nga uji etj. Mushama tryeze. Mbulesë mushamaje. Çadër prej mushamaje. Karroceri me mushama. Brumë për mushama. Hap (shtroj) mushamanë. Mbuloj me mushama.
  • 2. Petk i sipërm, i qepur si pardesy a si mantel, që bëhet nga një pëlhurë e tillë e që vishet zakonisht kur bie shi. Mushama e hollë (e zezë). Mushama shiu. Mushama për fëmijë (për gra, për burra). Veshur me mushama. Vuri (hodhi) mushamanë.
  • Është flori në mushama është shumë i mirë, shumë i pastër e pa asnjë njollë; është njeri me shumë vlerë.