mur

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

MUR m.

  • 1. Ndërtim i gjatë e i ngushtë me tulla, me gurë a me qerpiçë, të lidhur zakonisht me llaç, me baltë etj. ose thjesht prej betoni që ngrihet lart mbi themelet dhe që përbën pjesën anësore të një ndërtese ose shërben për të ndarë dhomat, për të rrethuar një oborr a një kopsht etj. Mur i trashë (i hollë, i fortë, i lartë, i ulët). Mur i thatë ndërt. mur i bërë, vetëm me gurë, pa llaç, pa baltë, pa çimento etj. Mur ndarës mur ndërmjetës. Muri rrethues. Mur mbajtës (mbrojtës). Mur guri (tulle, qerpiçi). Muret e dhomës (e shtëpisë, e ndërtesës). Muri i oborrit (i kopshtit, i pusit). Trashësia (gjatësia, lartësia) e murit. Faqja e murit. Sahat muri sahat që varet në mur. Gazetë muri. Bëj (ngre, ndërtoj) mur. Lyej (ndreq) muret. Rrethoj me mur. Shemb muret. Përforcoj murin. Ra (bëri bark) muri. U prishën (plasën) muret. Hipi (u ngjit) mbi mur. Kapërceu murin. U ul rrëzë murit. U fsheh pas murit. Ra nga muri.
  • 2. Ndërtim i lartë e i trashë mbrojtës rreth një qyteze, një kodre etj. Muret e kështjellës (e kalasë). Nën muret e Krujës.
  • 3. Faqja anësore e një kanali, e një galerie etj. Mure anësore (gjatësore). Muret e kanalit ( e galerisë).
  • 4. Faqja anësore e zgavrës së një organi të trupit; cipa e hollë në pjesën e brendshme të një organi. Muret e enëve të gjakut (e barkushes). Muri i trakesë. Sëmundja ka prekur muret e organit.
  • 5. fig. Varg i ngjeshur a radhë e shtrënguar njerëzish, sendesh etj., të vendosur shumë pranë njëri-tjetrit, që përbëjnë një mburojë ose një pengesë të fortë për dikë a për diçka. Mur i fortë (i ngjeshur). Mur njerëzish (makinash). Mur lojtarësh. sport. rresht lojtarësh që zënë vend, në një largësi të caktuar, njëri me tjetrin, kur kundërshtari gjuan topin (në futboll).
  • 6. fig. Diçka që pengon arritjen a plotësimin e një pune, pengesë e fortë për dikë a për diçka. Mur i pakapërcyeshëm. Muri i heshtjes. Shembi murin e së vjetrës. I ndante një mur. Vunë një mur midis tyre.
  • Fol me murin (nuk flitet me murin) thuhet kur kemi të bëjmë me një njeri shumë kokëfortë a shumë mendjemadh që nuk merr vesh a nuk ua vë veshin fare fjalëve të të tjerëve. Nuse për mur (nuse muri) nuse që i rri mikut ose burrit më këmbë dhe që bën çfarë i thotë ai, nuse e qëmoçme. S'ka dalë jashtë mureve të shtëpisë (të zyrës) s'ka dalë në jetë, nuk është futur në jetë, nuk e njeh jetën e gjallë; nuk është i lidhur me njerëzit, nuk interesohet për punë të tjera përveç punëve të veta a të qendrës së tij të punës. Heq (vuan) si miu në mur (si gjarpri nën gur) shih te GJARP/ËR,~RI. Është mbyllur brenda (katër) mureve të shtëpisë të (zyrës etj.) rri vazhdimisht brenda, nuk e njeh jetën e gjallë, nuk është i lidhur me njerëzit e me jetën, interesohet vetëm për punën e vet. Kërkoftë murin me dorë! mallk. u verboftë! Është për ta ngjitur pas muri është shumë i dobët nga shëndeti, është bërë kockë e lëkurë. Është për t'u përplasur në mur (pas murit) nuk vlen fare, s'ka asnjë vlerë, është për t'u flakur, është për të rrahur murin me të. Është për të rrahur murin me të mospërf. shih te RRAH. I kanë mbetur (vetëm) katër muret ka mbetur shkretë, pa njeri; ka mbetur pa gjë në shtëpi. Kujt i flet murit? shih te FLAS. Rri e mban murin rri e pret kot. I shtiu (i vuri) krahët murit (derës) shih te KRAH,~U 3. I vuri (e mbërtheu) me shpatulla në mur (pas murit) e mbërtheu keq me fjalë duke i treguar gabimin a fajin që ka bërë; e detyroi të pranojë fajin, gabimin etj., ia mblodhi, ia tregoi vendin. Ajo baltë për atë mur është përçm. shih te BALT/Ë,~A. Burri në shkallë, po shkallë në mur fj.u. shih te SHKALL/Ë,~A. Fol o mur, fol o gur! shih te GUR,~I. Gur gur bëhet mur fj.u. ca e nga ca mbarohet një punë e rëndësishme, pak e nga pak mund të arrish diçka të madhe. Një gur s'bën (s'çon) mur fj.u. shih te MUR, ~I. Muri luan, burri s'luan fj, u. ai që është burrë e mban fjalën. S'i bihet murit me kokë fj.u. s'duhet t'ia hysh një veprimi krejt të paarsyeshëm, është e kotë të nisësh diçka të pamundshme. Shkul një gur nga një mur (shkul një qime nga një derr) shih te SHKUL. Fusha ka sy e muri (pylli, gardhi, mali) ka veshë fj.u. shih te FUSH/Ë,~A. Hardhia e mureve shih te HARDHI,~A.