mullar

Nga Wiktionary

MULLAR m.

  • 1. Grumbull i madh bari, kashte etj., që është ngjeshur mirë dhe është vendosur në trajtë koni rreth një strumbullari për ta ruajtur për dimër si ushqim për bagëtinë. Mullar bari (kashte, dushku). Në majë të mullarit. Bëjnë mullar. E vënë barin mullar. U dogjën mullarët. U fsheh pas mullarit.
  • 2. Grumbull a tog i madh dheu, rëre etj., i cili vjen në krye me majë. Mullar rëre (dheu).
  • E bëjnë ujin mullar nxjerrin kripë, bëjnë togje kripe nga uji i detit. S'bën macja mullar fj.u. mos prit punë a përfundime të mira nga një njeri i pazoti, s'të zgjidh dot gjë një njeri i paaftë. Ia vuri majën mullarit e çoi punën deri në fund, e kreu ashtu si duhet; e zgjidhi diçka drejt. Kërkon gjilpërën (qimen) në mullar (në kashtë, në bar) shih te GJILPËR/Ë,~A. Kur m'u dogjën mullarët, njoha miqtë e kumbarët fj.u. miku a shoku i vërtetë njihet kur jemi në gjendje të vështirë, kur na kanoset një rrezik.