muhabet
Appearance
MUHABET m. bised.
- Bisedë, kuvendim; bisedë që bëhet për të kaluar kohën, për t'u zbavitur etj.; fjalë. Muhabet i ëmbël (i qetë). Muhabet i gjatë. Muhabet i vjetër bisedë, ngjarje, histori etj. e vjetër a e njohur prej kohësh. Muhabet burrash. Në muhabet e sipër. Vend muhabeti. I djegur për muhabet. Bëj muhabet me dikë. U ndez muhabeti. Është i muhabetit është i gojës, të mban me muhabet, di të bëjë muhabet, tërheqës. Erdhi (ra) muhabeti erdhi (ra) fjala. Përse (ku) ishte muhabeti? Kam një muhabet me të. Filluan muhabetin. E zgjati muhabetin. Mbylle këtë muhabeti mos fol më për këtë çështje!, mos e zgjat më! Na e prishi muhabetin. E bënë muhabet pazari kanë folur poshtë e përpjetë për dikë a për diçka. Kur zgjatet muhabeti, pakësohet bereqeti. fj.u. fjalët e shumta janë fukarallëk, fjalëshumë e punëpak.
- S'më hahet muhabeti me dikë edhe poh. s'më pëlqen shoqëria a miqësia me dikë, nuk ma ka ënda të rri, të flas ose të kem marrëdhënie me të. Kam muhabet me dikë e njoh aq sa mund t'i kërkoj diçka, kam pak miqësi me të. I pushon muhabetit dikush shih te PUSHOJ. E trashi muhabetin shih tek TRASH 7. E zgjat muhabetin me dikë shih te ZGJAT. Sa për t'u gjendur në muhabet (në fjalë) shih te GJENDEM. E bën muhabetin fjollë shih te FJOLLË. E pritën me muhabet deri në gju dikë shih te GJU,~RI. E sjell gajtan muhabetin shih te GAJTAN,~I.