motër

Nga Wiktionary

MOTËR f.

  • 1. Vajza kundrejt fëmijëve të tjerë me prindër të njëjtë ose me baba a me nënë të njëjtë. Motra e madhe (e vogël). Motër e gjetur motër vetëm nga babai ose vetëm nga nëna. Motër prej babai (nga babai). Motër prej nënës (nga nëna). Ime motër. Vëlla e motër bashkë. E motra motra e tij (e saj). Motra jemi, shoqe s'jemi. fj.u. thuhet për dy motra që kanë veti e tipare të kundërta e që zakonisht nuk shkojnë mirë.
  • 2. etnogr. Motërmë. Motër gishti motërmë. U bënë motra.
  • 3. Emër me të cilin quhen murgeshat, sidomos ato që shërbejnë nëpër spitale (në vendet ku vepron kisha katolike). Motrat e spitalit. Ishin mbledhur fretër dhe motra.
  • 4. Përdoret për të emërtuar një grua a vajzë, me të cilën kemi lidhje shumë të ngushta shoqërore ose për t'iu drejtuar atyre me ngrohtësi. Janë motrat tona. Të dashura motra! Dëgjoni, motra! Motra e vëllezër!
  • 5. përd. mb. Që ka prejardhje të përbashkët me një tjetër dhe ngjan shumë me të, që bën pjesë në një familje a në një grup me të (zakonisht për gjuhët). Gjuhë motra.
  • 6. përd. mb. fig. Që është e lidhur ngushtë me një tjetër, që ka qëllime e interesa të përbashkëta dhe bashkëpunon ngushtë me të. Kooperativa motër. Fabrikat motra.
  • Janë motër e vëlla
  • a) ngjajnë shumë, s'i dallon dot;
  • b) janë të lidhur ngushtë, s'i ndan dot. S'ka motër as shoqe nuk i ngjan askujt, nuk ka një të dytë si ajo. Shpatullat me zemrën s'janë motra fj. u. shih te SHPATULL,~A.